
Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë një koment për këtë.
Pak para orës 11:00, kryeministri është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste. I veshur sportiv dhe në dukje mjaft i qetë, i pyetur për rezultatet e deritanishme kryeministri nuk ka pranuar të japë asnjë koment.
Me 1819 kuti të numëruara nga 5225 në total, sipas KQZ-së, PS-ja ka arritur të marrë 52 përqind të votave, konvertuar në mandate janë 83.
Lini një Përgjigje