TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 09:54

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS dhe PD me një diferencë të ngushtë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS dhe PD me një

Paralelisht me numërimin e votave të qarqeve, po numërohen edhe votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri më tani kryeson PD-ASHM me 726 vota, 43.95%. Por me PS ka një rezultat të ngushtë pasi kjo e fundit ka marrë deri më tani 705 vota, 42, 68%.

Nga partitë e reja, më shumë vota ka marrë Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me Adriatik Lapajt me 117 vota. Partia Mundësia e Agron Shehajt ka 35 vota, 34 PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka 21 vota, ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit ndërsa koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 4 vota.

Deri më tani janë numëruar 1660 zarfe nga 194 889 në total.

Lini një Përgjigje