
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Korçës, ku deri më tani janë numëruar 172 nga 422 kuti votimi.
Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 23,649 vota, duke përfaqësuar 55.0% të votave.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar deri më tani 14,842 vota, që përbëjnë 34.5% të votave.
Forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, e cila ka grumbulluar 1,659 vota, që përfaqësojnë 3.9% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 23,649 vota – 55.0%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 14,842 vota – 34.5%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,659 vota – 3.9%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,123 vota – 2.6%
Partia Mundësia – 874 vota – 2.0%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 304 vota – 0.7%
Lëvizja Bashkë – 354 vota – 0.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 75 vota – 0.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 61 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) – 47 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 29 vota – 0.1%
Lini një Përgjigje