TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 09:22

"Kur kam qënë unë, kishte trefish të votave për PD", Sula: Noka dhe Vokshi dy më të urryerit në parti 

Shkruar nga Pamfleti
"Kur kam qënë unë, kishte trefish të votave për
Dashnor Sula

Deputeti Dashnor Sula ka komentuara zgjedhjet parlamemtare. Kujtojmë se ditën e djeshme kur u mbajtëm zgjedhjet, pati një incident në një qendër votimi në Vorë mes një simpatizanti te PS dhe Flamur Nokës. 

Sula e quajti sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Nokën dhe deputeten Albana Vokshi si dy njerëzit më të urryer në PD.

"Rrezikon të rrëshqasë në diktaturë, e kam paralajmëruar muaj dhe vite më parë, për shkak të një personi si zoti Berisha dhe disa personave si Noka dhe Vokshi, janë njerëzit më të urryer. E morën një të mbaruar e vunë për të ngjallur… apo si historia e kandarit, ku shkoni pleqtë peshonin me kokërr, se nuk e kishe në krahun tjetër s’ka për të peshuar. Kur kam qenë unë aty kishte trefishim të votave për PD. Kur erdha unë shkuam në rreth 7 mijë vota. Në 2005 jo se jam unë zoti, t jesh njeri që nuk vjedh, që punon. Këtë bënë luftë civile, i larguan, merr primaret, demokratët më votuan mua sepse besonin. Këta vënë njerëz qokash, jo njerëz që luftojnë. 78-76 mandate parashikoja të merrte PS, por sipas këtij trendi do të jetë tek 80", tha Sula. 

 

zgjedhjet dashnor sula

Lini një Përgjigje