Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 1410 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi.
Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 186384 vota, që përfaqësojnë 52.75% të totalit të votave të deritanishme. Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 121243 vota, ose 34.31%.
Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta.

Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.
Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.
Lini një Përgjigje