TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 09:39

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet në secilin qark për partitë

Shkruar nga Pamfleti

Deri tani, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1477 kuti nga 5225 në total. PS ka arritur të marrë më shumë deputet në 10 qarqe të vendit, vetëm në Shkodër dhe në Kukës, PD-ja është në avantazh.

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet
Numërimi në rang vendi

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang vendi, rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të thellë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 53% të votave, e përkthyer kjo në 83 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike renditet e dyta me 34% të votave, duke marrë deri tani 51 mandate. Edhe pse në nivel kombëtar PD rezulton ndjeshëm më pas, ajo vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veri të vendit; Shkodrën dhe Kukësin, dy qarqet e vetme që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 4% të votave, që përkthehet në 3 mandate. Gjithashtu deri më tani kanë arritur të sigurojnë përfaqësim: Nisma SHB dhe Mundësia me nga 3% të votave kanë fituar nga një mandat secila, ndërsa Bashkë me 1% të votave ka marrë gjithashtu një mandat. Partitë e tjera deri në këtë fazë të numërimit nuk kanë arritur të sigurojnë mandate në Kuvend.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.

Ndërkohë procesi i numërimit vijon si më poshtë:

1-Tirana

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet

2-Durrësi

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet

3-Shkodra

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet

4-Lezha

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet

5-Kukës

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet

6-Dibër

Numërimi deri në orën 9:00, harta zgjedhore si ndahen mandatet

 

numërimi në rang vendi

Lini një Përgjigje