TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 10:12

Celibashi kujtohet të nxjerrë rezultatin për Vorën, PS fiton bindshëm; ja si u nda vota mes kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi kujtohet të nxjerrë rezultatin për Vorën, PS fiton

Por, KQZ ende nuk e ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Vorë, ndërsa shifrat kanë rrjedhur në media.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi është kujtuar të shpallë rezultatin e zgjedhjeve në Vorë. Nga të dhënat e deritanishme, epërsia e PS është e madhe me 37 040 vota, në krahasim me 27 175 që ka PD-ASHM. Me këto rezultate PS do të siguronte 19 mandate ndërsa demokratët 14.

PS mori fitoren në bashkinë e Vorës, me 8010 vota. Më i votuari kandidati i PS, me 4794 vota.

E treta vjen Partia Mundësia me 4,9% të votave dhe do të siguronte një mandat, koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.1%, një mandat, PSD e Tom Doshit me 3.5% të votave një mandat. Lëvizja Bashkë me 2,85% dhe Koalicioni Euroatlantik me 1,6%.

Por, KQZ ende nuk e ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Vorë, ndërsa shifrat kanë rrjedhur në media. Gjithashtu një nga drejtueset e qarkut të Tiranës për PS, Elisa Spiropali ka shpallur fitoren e PS në bashkinë Vorë.

Ditën e djeshme Celibashi tha se ka qenë një kërkesë e PD për të mos publikuar rezultatin, ndërsa shtoi se shpallja e rezultatit të votimit në Njësinë 10 dhe Bashkinë e Vorës do të bëhej pasi të fillonte procesi i tabulimit të rezultatit për qendrat e votimit apo për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale. 

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali teksa ka folur për mediat nga Vora, tha se socialistët kanë fituar me një diferencë të thellë në rezultat.  Ajo u shpreh se rezultati i votës elektronike në bashkinë e Vorës dhe njësinë nr.10 në Tiranë duhej të shpallej në kohë.

Lini një Përgjigje