Me 1819 kuti të numëruara nga 5225 në total, sipas KQZ-së, PS-ja ka arritur të marrë 52 përqind të votave, konvertuar në mandate janë 83.
Në një kohë kur në shumicën e qarqeve është duke kryesuar bindshëm Partia Socialiste, disa zona në veri mesa duket nuk kanë “ndërmend” të “lëshojnë” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Nga të dhënat e përditësuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se demokratët janë në “rrufë të drejtë” në qarkun e Shkodrës. Partia Demokratike në këtë qark kryeson me 15946 vota, e përkthyer në përqindje me 41.07%. Ndërkohë që ndiqen më tej nga socialistët me 35.08%, ose e thënë ndryshe 13622 vota.
Partia Socialdemokrate është forca politike e cila ka “zënë” vendi ne tretë në këtë qark me 7339 vota.
Për t’iu futur më imtësisht këtij qarku rezulton se demokratët po udhëheqin në Fushë-Arrëz, Pukë, Shkodër dhe në Vaun e Dejës. Ndërkohë që në Malësi të Madhe deri më tani kryesojnë socialistët me 1849 vota, ndërsa demokratët në këtë zonë marrë deri më tani 1206 vota.
Ndërkohë deri tani edhe PS ka tre bastione të sajat që është përpara me një diferencë të thellë kundrejt PD.
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet tre qarqe ku rezultati është "dramatik" për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS.
Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.
Përkatësisht, në Elbasan Partia Socialiste ka 26654 ose 61.41 % dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 %
Në Fier, Partia Socialiste e Shqipërisë ka 5836 ose 63.39 % dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore -10244 ose 25.13 %
Në Gjirokastër Partia Socialiste ka 14059 ose 64.02% dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore -6181 ose 28.15 %.
Me 1819 kuti të numëruara nga 5225 në total, sipas KQZ-së, PS-ja ka arritur të marrë 52 përqind të votave, konvertuar në mandate janë 83.
Lini një Përgjigje