TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 11:09

Zgjedhjet, Ralf Gjoni: Berisha të dorëhiqet, nuk mund të mbajë peng opozitën për sigurinë e Zenit 

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet, Ralf Gjoni: Berisha të dorëhiqet, nuk mund të
Ralf Gjoni

Ish deputeti Ralf Gjoni ka kokentuar rezultatet e deritanishme te zgjedhjeve ku kryeson PS. Ai tha se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD.

Gjoni u shpreh se përgjegjësi kryesor i rënies së opozitës është Sali Berisha duke shtuar se ka larguar nga partia emra fisnikë. 

“Nëse Berisha qëndron përsëri në krye të PD, ky fiton edhe një mandat pas katër vitesh. E para janë disa arsye se pse PS ka maksimizuar votën e saj. Nuk mendoj se njerëzit kanë votuar PS, por njerëzit nuk kanë votuar për opozitën. E para, nuk e detyron njeri zgjedhësin që të votonte për PS. Listat e hapura, janë zgjedhjet e dyta të bëra me lista të hapura. Nuk  mundet që elektorati të qahet se unë s’kam mundësi sot se i tillë është sistemi. Po të doje votoje një emër në listë të hapur. Kishe mjaftueshëm të rinjsh sot, nuk ishte votë proteste, kjo mungoi. Ke një votë bojkoti opozitare, një votë të mobilizuar nga PS, ku administrata ka qenë duke punuar. Që dmth se PS e kishte të qartë dhe prandaj Rama ka dalë dhe tha parashikimin e famshëm që është 78-80 e ca mandate. Nëse vazhdon ky trend është katastrofë,. Si opozitar s’e pranoj dot që ky popull e ul kokën dhe të përkulet kaq shumë para pushtetit. Ramës i ka ngecur, është duke fërkuar duart, dhe vetë nuk e beson sesa idiotë janë njerëzit, që nuk kanë rebelim dreqi ta hajë”, u shpreh Gjoni për "Report Tv".  

Gjoni u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi Berishën pasi sipas tij, ai po vepron vetëm për sigurinë e djalit të tij Shkëlzenit, teksa tha se e ardhmja nuk mund të merret peng për ‘sigurinë e Zenit’. 

Lini një Përgjigje