Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1097 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.
Ndërsa demokratët me 128032 votat e marra deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia.
Partisë së Agron Shehajt tashmë i kanë kaluar 2 mandate, teksa ka grumbulluar 18173 vota.
Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

Qarku Tiranë
Sa i takon partive të tjera, për rezultati paraprak të gjithë qarkut të Tiranës:
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 6837 vota (3.2%) – 1 mandat
Partia Mundësia me 11029 vota (5%) – 1 mandat
Partia Socialdemokrate me 7551 vota (3.4%) – 1 mandat
Lëvizja Bashkë me 6084 vota (2.8%) – 1 mandat
Koalicioni Euroatlantik 3781 (1.7%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1068 (0.5%)
Partia Aleanca Demokracia e Re 256 (0.1%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 533 vota (0.2)
Lëvizja Atdheu 402 vota (0.2)
Lini një Përgjigje