
Ja si ndahen votat në secilin qark...
Procesi i numërimit të votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit, me 4079 kuti të numëruara nga 5225 në total, që përbën rreth 78% të kutive të votimit. Deri në këtë fazë, rezultati tregon një fitore të qartë të Partisë Socialiste, e cila me 560,385 vota ka siguruar 82 mandate, duke e afruar ndjeshëm me shumicën absolute në Kuvend.
Partia Demokratike, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka marrë 366,110 vota dhe pritet të ketë 52 mandate, një rezultat që tregon dobësimin e saj në raport me mazhorancën dhe vështirësitë për të ndërtuar një opozitë të fortë dhe koherente.
Nga ana tjetër, partitë e reja dhe forcat alternative kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash, por janë penalizuar rëndë nga sistemi aktual zgjedhor. Nisma “Shqipëria Bëhet” ka siguruar 37,679 vota, Partia Mundësia ka marrë 31,126 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur 14,418 vota, por të tria këto forca kanë arritur të fitojnë vetëm nga një mandat secila. Edhe Partia Socialdemokrate (PSD), me 37,488 vota, ka marrë 3 mandate, kryesisht falë përqendrimit të votës në qarqe specifike.
Ky shpërndarje thekson një problem të thellë strukturor në sistemin proporcional rajonal të vendit, i cili u miratua në vitin 2008 nga pakti Rama-Berisha. Ky model favorizon partitë e mëdha që kanë rrjete elektorale të konsoliduara dhe përqendrim të votave në zona të caktuara, ndërsa ndëshkon partitë e reja që kanë mbështetje të shpërndarë në nivel kombëtar. Si rezultat, mijëra qytetarë që votuan për alternativa të reja nuk do të kenë përfaqësim real në Kuvend, duke ngritur sërish pyetje serioze për legjitimitetin demokratik dhe nevojën për reformim të sistemit zgjedhor.
Ndarja sipas qarqeve
BERAT

DIBER

DURRES

ELBASAN

FIER

GJIROKASTËR

KORÇË

KUKËS

LEZHË

SHKODRA

TIRANË

VLORA

Lini një Përgjigje