TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 00:55

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, PS fitore të thellë

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës, PS

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e 12 majit.

Nga 232 kutitë e numëruara të kësaj bashkie, Partia Socialiste ka siguruar një tjetër fitore të thellë, duke marrë 29,499 vota, që përbëjnë 59.43% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore është renditur i dyti me 12,521 vota, ose 25.23%, duke ruajtur distancë të konsiderueshme nga Partia Socialiste.

Në vend të tretë ka dalë Partia Mundësia, e cila ka marrë 3,671 vota (7.40%), ndërsa i katërti është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1,947 vota (3.92%).

Subjektet e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar. Lëvizja Bashkë ka përfituar 718 vota (1.45%), Partia Koalicioni Euroatlantik 463 vota (0.93%), dhe Partia Socialdemokrate 288 vota (0.58%). Më pas vijnë Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 248 vota (0.50%), Aleanca Kombëtare Shqiptare me 137 vota (0.28%), Aleanca Demokracia e Re me 73 vota (0.15%) dhe Lëvizja Atdheu me vetëm 71 vota (0.14%).

Lini një Përgjigje