
Një përplasje e fortë politike ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Parkun Olimpik, ku po zhvillohet numërimi i votave të ardhura nga diaspora.
Tensionet u ndezën pas kundërshtimeve të forta të opozitës, konkretisht të Flamur Nokës i cili, kërkoi ndalimin e numërimit të zarfeve të ardhura nga Greqia, duke e konsideruar procesin si të kontestuar. Nga ana tjetër, Taulant Balla, përfaqësues i Partisë Socialiste, reagoi ashpër duke mbrojtur legjitimitetin e fletëve të ardhura nga jashtë.
Për të zbutur krizën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me urdhër të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, ka vendosur të vazhdojë numërimi për fletët e tjera, por të lërë pezull zarfeve nga Greqia deri në një vendimmarrje të dytë.
Ky veprim synon të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit pa pengesa të mëtejshme. Sipas burimeve brenda KQZ, një vendim përfundimtar për zarfeve nga Greqia pritet të merret në orët në vijim.

Lini një Përgjigje