
Janë numëruar 2289 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 315,118 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 204,109 vota për momentin, ose 34.1%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 23,684 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 20,293 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 16,238 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 7,809 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 315,118 vota – 52.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 204,109 vota – 34.1%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 23,684 vota – 4.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 20,293 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 16,238 vota – 2.7%
Lëvizja Bashkë – 7,809 vota – 1.3%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 6,763 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,150 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,102 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 794 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 409 vota – 0.1%
Lini një Përgjigje