
Gazetari Denis Dyrnjaja ka folur lidhur me procesin e numërimit të votave, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste.
Ai u shpreh se ky rezultat ishte i pritshëm pasi përballë kishte Berishën dhe parti që nuk prodhojnë vota.
“Rama e ka këtë pjesën e qetësisë për të menaxhuar adrenalinën që të jep fitorja, ka mandatin e 4 në xhep. Po ideja është se çfarë do të bëjë Rama me drejtorët e korruptuar të administratës së tij, a do ta rifreskojë atë. Kjo është përgjigjia që duhet të japë Rama. Nuk jam fare i surprizuar, nga numri i mandateve deri tani, pasi ai bëri një parashkimin dhe nuk foli kot, pasi i di votat që do të marrë. Ka një grup njerëzish përballë, ose një grup partish që nuk prodhojnë vota.
E tallën jo kënga, jo bufi, po ai e ka gjetur çelësin se si ta trajtojë këtë opozitë. Askush se ka votuar për BE-në se s’është në dorën e Ramës kjo se për 5 vite mund të ndodhin gjëra të mëdha që mund të përmbysin rendin botëror, jo më negociatat e Shqipërinë. Për mua kjo ishte votë refuzuese për Berishën dhe për ata që ai ka rreth vetes së tij. Fitorja më e madhe e Ramës në politikë ka qenë Berisha, ekzistenca e tij”, tha ai.
Dyrnjaja u shpreh se nëse Partia Demokratike do të humbë, Berisha duhet që të largohet nga drejtimi i PD.
“Demokratët patën dy fitore, rikthimin e Berishës entuziazmin që krijoi në Korçë Vrenozi dhe u duk se ishte fitorja e PD, po të isha unë sot Berisha kisha një fjali për demokratët koha ime ka mbaruar dhe të largohet. Për mua nëse e duan atë parti duhet që të japin dorëheqjen pa e marrë fare mandatin e deputetit. Alimehmeti, Tabaku dhe Murrizi janë më të votuarit, pra njerëzit që afektohen nga publiku janë më të votuar, Murrizi ka qenë i vërtetë me demokratët dhe ja ka thënë në sy kritikat edhe vet Berishës”, u shpreh ai për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje