TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 12:11

Ndërpritet numërimi në KZAZ në Fier, numëruesit e PD: Jemi të lodhur!

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpritet numërimi në KZAZ në Fier, numëruesit e PD:

Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Ata kanë kërkuar që procesi i numërimit të votatave të filloje nesër në orën 8:00.

Numërimi është ndërprerë për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ.

Nënkryetarja e KZAZ - se Enkelejda Veliu ka pohuar se numëruesit nuk kanë zvendësues.

"Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues", tha ajo.

Ndërkohë, nga ana e PS e cilësojnë të papranueshme dhe janë në pritje të vendimit të KQZ.

Lini një Përgjigje