
Prokuroria e Posaçme SPAK po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verifikim në polici, ndërsa për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.
SPAK njofton se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara. Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. 8 janë nisur kryesisht nga SPAK.
3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm, 3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore dhe 3 të tjera janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.
"156 materiale të administruara 39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale). 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore. 17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para). 1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi", njoftoi SPAK.

Lini një Përgjigje