TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 11:38

Iu arrestua i ati, flet kandidatja e PSD-së Fier: S'kemi blerë vota, presion për të hequr dorë nga zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

Iu arrestua i ati, flet kandidatja e PSD-së Fier: S'kemi blerë

Babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, u ndalua nga policia mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka blerë vota.

Kandidatja Limonera Bozha tha për “Vizion Plus” se akuzat ndaj babait të saj nuk janë të vërteta. Ajo thekson se fushata elektorale ka qenë e ndershme dhe brenda ligjit.

Bozha u shpreh se kjo është një luftë politike dhe presion ndaj saj dhe familjes për të hequr dorë nga kandidimi në Fier.

“Akuza korrupsion aktiv nuk është e vërtetë. Nuk kemi blerë vota për askënd dhe nuk blejmë vota as për veten tonë. Jam kandidate e PSD. Përgënjeshtroj akuzat ndaj babait tim, kemi bërë një fushatë shumë të qetë, të ndershme, brenda ligjit dhe nuk kemi asgjë për t’u fshehur. Është një formë presioni ndaj meje dhe familjes time, që është e përsëritur disa herë që nga shpallja e listave më 12 mars. Shpresoj që drejtësia të jetë e pavarur dhe të bëjë punën. Nuk më lejohet që të komunikoj me babanë tim. Kam qenë gjithë natën në komisariat dhe nuk më jep njeri informacione mbi situatën.

Tani jam e bindur që kjo është një luftë politike. Kam përfaqësuar veten familjen dhe Shqipërinë në gara ndërkombëtare. Kam punuar për të bërë më të mirën për njerëzit. Kam përfaqësuar prej 3 mandatesh në këshillin bashkiak qytetarët e mi. Dëshira ime ka qenë gjithmonë që të bëj më shumë për njerëzit e mi. Por mesa shoh potencialet goditen nuk duan njerëz të punës dhe të ndershëm. Unë nuk mund ta fal një gjë të tillë”, u shpreh ajo.

 

Lini një Përgjigje