TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Maj 2025, 09:33

U arrestua me urdhër të SPAK, reagon policia: Babai i kandidates së PSD në Fier dha para për blerjen e votës

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua me urdhër të SPAK, reagon policia: Babai i kandidates

Policia e Fierit ka reaguar pas arrestimit të Pandeli Bozha, babait të kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha.

Sipas policisë, 63-vjeçari akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Ai iu ka dhënë shuma parash disa personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të vajzës së tij. Pas një hetimi 1 mujor, SPAK ka urdhëruar arrestimin e tij.

“Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje