
Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”...
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Flamur Nokës, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Ky i fundit pati një përplasje në një prej qendrave të votimit në Vorë, duke akuzuar qytetarë të ndryshëm se po intimidonin votuesit në favor të PS-së.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Përplasja në Vorë
Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.
Por akuzat e Nokës kanë sjellë tensione mes tij dhe qytetarëve që i kanë hedhur poshtë deklaratat e deputetit demokrat.
“Jam unë Xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu”, iu drejtua Nokës.
Në sherr u përfshinë edhe dy qytetarë të tjerë jashtë qendrës së votimit, ku njëri iu drejtua Nokës: “pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel”.
“Ta tregoj unë”, iu përgjigj deputeti i PD-së.
Lini një Përgjigje