TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2025, 13:44

Fotografuan votën, në pranga dy persona në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Fotografuan votën, në pranga dy persona në Tiranë 
Foto Ilustrim

Policia ka vënë në pranga dy persona në Tiranë, pasi sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, fotografuan fletët e tyre të votimit.

Hasan Doka dhe Redion Lelo akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet”, njofton Policia.

zgjedhjet 2025

Lini një Përgjigje