Një person është vënë në prangat e policisë së Kukësit me para me vete, i dyshuar për korrupsion në zgjedhje.
Në pranga ka rënë Kalosh Peposhi.
Policia e Kukësit njofton se në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy persona për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 27 vjeç, banues në fshatin Lusen Kukës, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë arrestimit, 27-vjeçarit ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasit G. P., ndërkohë që lidhur me këtë rast, materialet i kaluan SPAK.
Lini një Përgjigje