TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2025, 13:54

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali; i gjenden 20 mijë euro cash, 1 kg kokainë dhe një pistoletë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për drogë është arrestuar nga karabinierët italianë.

Aksioni është kryer nga patrullat e kompanive Incisa dhe Figline Valdarno, që njoftuan se ekzekutuan një urdhër kërkimi të lëshuar nga Prokuroria e Firences.

I dyshuari ishte banues në Incisa dhe i akuzuar për përfshirje në trafik droge, me objektiv shitjen e saj në sheshet kryesore të provincës.

Në pjesën e poshtme të rreme të makinës së tij u gjetën edhe 20 mijë euro cash dhe në shtëpi mbi 640 gramë kokainë dhe 52 gramë hashash. Gjithashtu një pistoletë e vjetër kalibri 9 mm ende në gjendje pune, me municion përkatës, që sipas ekspertëve daton që nga Lufta e Dytë Botërore, informon media italiane.

Shqiptari, me urdhër të prokurorit, u dërgua në burgun Sollicciano në pritje të vendimit për vërtetimin e arrestimit nga gjyqtari hetues. 

Lini një Përgjigje