TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2025, 16:58

Konflikti në Fushë Milot, policia jep detaje: Nuk kemi gjetur gëzhoja, personat e përfshirë janë shpallur në kërkim!

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Fushë Milot, policia jep detaje: Nuk kemi gjetur

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e raportuar ditën e sotme në Fushë Milot për një konflikt në një qendër votimi nga ku u dyshua të jetë përdorur dhe një armë zjarri.

Sipas informacioneve, një nga të përfshirët në konflikt ka qëlluar me armë në ajër. Policia njofton se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa dy personat e përfshirë në konflikt, janë shpallur në kërkim.

Në Fushë Milot, jashtë perimetrit të qendrave të votimit, ka ndodhur një konflikt verbal mes dy shtetasve, ku, sipas një telefonuesi, është dëgjuar një zhurmë e ngjashme si e shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo send tjetër i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit K. P. dhe A. Ll., dhe po punohet për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre. Procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit dhe nga KQV-të apo Koordinatorët e sigurisë, nuk është kërkuar ndërhyrja e policisë. Grupi hetimor, i ndodhur në vendngjarje, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje