TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 13:00

Përfundon numërimi në Shkodër, PS i merr një mandat Berishës; PD humbje me 13.4% në bastionin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Shkodra mbetet një terren i fortë për opozitën, por rezultati tregon një garë të fortë dhe të ngushtë me PS-në. 

Përfundon numërimi në Shkodër, PS i merr një mandat
Rama dhe Berisha

Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Shkodrës, me rezultat pozitiv për PS krahasuar nga 4 vite më parë.

Forcë e parë ka dalë PD me 40.01% të votave (36,904 vota), ndjekur nga PS me 37.64% të votave (34,721 vota). Në këto zgjedhje, diferenca e demokratëve me socialistët është ngushtuar ndjeshëm, duke marrë parasysh faktin se ky qark konsiderohet si një bastion i fortë i tyre. 

Nga rezultati i vitit 2021, PD ka pësuar një rënie me 13.4%. PS siguron 4 mandate, duke i marrë një PD-së nga 6 që kishin demokratët në zgjedhjet e kaluara.

Shkodra mbetet një terren i fortë për opozitën, por rezultati tregon një garë të fortë dhe të ngushtë me PS-në. 

Përfundon numërimi në Shkodër, PS i merr një mandat

Ndërkohë, PSD konfirmon tendencën në rritje edhe në këtë qark. Partia e Tom Doshit ka marrë 17.11% të votave (15,784 vota), një rritje e ndjeshme që e bën forcën e tretë politike në qark me dy mandate. Sakaq, pritet edhe rezultati i diasporës. 

Të gjitha forcat e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave:

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1.79%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1.49%
Partia Mundësia – 1.17%
Lëvizja Bashkë – 0.50%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.11%
Lëvizja Atdheu, AKSH, ADR – më pak se 0.1% secila

 

përfundon numërimi në shkodër ps i merr një mandat berishës

Lini një Përgjigje