TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 12:51

Bllokimi i votave të Greqisë nga PD, KAS shtyn mbledhjen: Vendimi në një moment të dytë

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i votave të Greqisë nga PD, KAS shtyn mbledhjen: Vendimi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me bllokimin e numërimit të zarfeve nga Greqia. 

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve në mbledhjen e sotme mbi pretendimet e votave nga Greqia, KAS vendosi që të shtyjë vendimmarrjen në një moment tjetër, por pa specifikuar ditën dhe as orën.

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes, por për shkak se mund të ndodhë që edhe Komisioni Rregullator të marrë ndonjë vendim tjetër ndërkohë, do ta shtyjmë shpalljen për një moment tjetër dhe do të njoftojmë paraprakisht edhe palët në lidhje me orën e saktë, ose datën, nëse do jetë një datë tjetër. Në këtë moment e deklaroj të mbyllur seancën”, tha drejtuesi i KAS.

 

Lini një Përgjigje