
Numërimi në disa qytete vijon, ndërsa Partia Socialiste po kryeson ndaj forcave të tjera politike. Kryeministri Rama nuk është prononcuar ende lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe fitores së PS.
Gazetari Muhamed Veliu tha se parashikohet që ditën e nesërme pritet prononcimi i parë nga kryesocialisti Rama lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Ai shtoi se do të ketë një mesazh falënderues nga Rama për votën ndaj mandatit të katërt.
“Nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin Skënderbej.
Burime nga PS pohojnë se do të ketë një mesazh falënderues prej Ramës në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike e besuar një mandat të katërt qeverisës.
Nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e PS për të lexuar fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar”, tha gazetari.
Për fitoren e 11 Majit, kryeministri Rama dha një prononcim të parë për gazetën Corriere della Sera ku ai ka deklaruar se fitorja e thellë erdhi falë këmbënguljes së tij dhe organizimit të PS-së në çdo cep të vendit.
“Fitojmë sepse shqiptarët besojnë në rrugën që po ndjekim, jo se opozita humbet, duke shtuar se votuesit vlerësojnë rezultatet konkrete, jo retorikën pesimiste”, tha Rama.
Lini një Përgjigje