Në Shqipëri, pra ndarja e mandateve bëhet mbi bazën e qarqeve dhe jo të një liste të vetme kombëtare. Çdo qark ka një numër të caktuar mandatesh në varësi të popullsisë dhe votuesve të regjistruar. Kjo do të thotë se rëndësi vendimtare nuk ka vetëm numri total i votave, por edhe se ku janë marrë ato vota.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri, rezultoi se Adriatik Lapaj, lideri i partisë Nisma Shqipëria Bëhet, fitoi vetëm një mandat deputeti me 3.65% të votave kombëtare, ndërsa Tom Doshi, kryetar i PSD, siguroi tre mandate me një përqindje më të ulët votash, 3.42% .
Ky rezultat hap sërish debatin mbi sistemin elektoral shqiptar, i cili bazohet në përfaqësimin proporcional rajonal dhe përdor metodën e D’Hondt për shpërndarjen e mandateve.
Edhe pse Shqipria Bëhet, e drejtuar nga juristi Adriatik Lapaj, arriti të sigurojë 3.65% të votave në shkallë kombëtare, derti më tani kjo parti ajo mundi të marrë vetëm një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi arriti të përfaqësohet me tre mandate, ndonëse pati një përqindje më të ulët në nivel kombëtar, 3.42%.
Dhe këtu fillon paradoksi i sistemit.
Sistemi proporcional rajonal dhe metoda D’Hondt, si funksionon shpërndarja?
Në vitin 2008 dy udhëheqësit politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha arritën një marrëveshje dhe bënë sistemin aktual zgjedhor i njohur si proporcionali rajonal. Numri i deputetëve në këtë sistem përcaktohet sipas formulës së shpikur nga Victor D’Hondt.
Formula është shumë e thjeshtë. Numri i votave të marra nga secila parti pjesëtohet fillimisht me 1 pastaj me 2, me 3 e me rradhë deri sa plotësohet numri i mandateve të përcaktuara për zonën zgjedhore. P.sh., në Qarkun Kukës, votat e secilës parti pjesëtohen me 1, me 2 dhe me 3. Rezultati i pjesëtimeve renditet nga numri më i madh te numri më i vogël. Partive u ndahen mandatet sipas rezultateve të këtyre pjesëtimeve.
Në Shqipëri, pra ndarja e mandateve bëhet mbi bazën e qarqeve dhe jo të një liste të vetme kombëtare. Çdo qark ka një numër të caktuar mandatesh në varësi të popullsisë dhe votuesve të regjistruar. Kjo do të thotë se rëndësi vendimtare nuk ka vetëm numri total i votave, por edhe se ku janë marrë ato vota.
PSD-ja, për shembull, pati një përqendrim të lartë votash në disa qarqe kyçe si Shkodra dhe Tirana, duke mundësuar kalimin e pragut në ato zona dhe për rrjedhojë fitimin e tre mandateve. Në të kundërt, votat për Lapajn ishin të shpërndara në shumë qarqe, pa arritur të kalojnë kufirin për të marrë mandate në shumicën e tyre – një disavantazh i qartë në një sistem ku përqendrimi rajonal është thelbësor.
Reagimet dhe kërkesat për reformë
Pas shpalljes së rezultateve, shumë zëra kanë nisur të kërkojnë rishikim të sistemit elektoral Rama-Berisha. Kritikët theksojnë se modeli aktual nuk pasqyron plotësisht vullnetin real të zgjedhësve në nivel kombëtar, ndërsa favorizon partitë që kanë bazë të konsoliduar në disa rajone specifike.
Adriatik Lapaj vetë është shprehur se ky rezultat është tregues i një padrejtësie që i bëhet votës së qytetarëve. Ai ka theksuar se do të vijojë të luftojë për një sistem më përfaqësues, që i jep vlerë çdo vote, pavarësisht se ku jepet ajo.
Kjo nuk është hera e parë që ngrihet nevoja për reformë zgjedhore në Shqipëri. Prej vitesh, partitë politike kanë premtuar ndryshime, por deri më tani nuk ka pasur konsensus për reforma thelbësore që do ta bënin sistemin më të drejtë dhe më proporcional./ Pamfleti
Lini një Përgjigje