TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2025, 10:40

PS dominon qarkun e dytë më të madh pas Tiranës, fitore me diferencë 51 mijë vota nga PD

Shkruar nga Pamfleti

Sipas të dhënave të fundit, PS ka marrë 89 297 vota, 62.8%, duke shënuar një diferencë të thellë me koalicionin e Sali Berishës.

PS dominon qarkun e dytë më të madh pas Tiranës, fitore me
Rama dhe Berisha

Qarku i Fierit, i cili për këto zgjedhje ka një rëndësi të madhe për shkak se vjen i dyti në radhë pas Tiranës për nga numri i lartë i mandateve, ka arritur të befasojë dhe vetë socialistët.

Në këtë qark, nga numërimi i deritanishëm, është arritur që Partia Socialiste të triumfojë me rezultatate më shumë nga se ata vetë pretendonin se mund të merrnin.

Në këto ritme, socialistët sigurojnë 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021. 

Sipas të dhënave të fundit, PS ka marrë 89 297 vota, 62.8%, duke shënuar një diferencë të thellë me koalicionin e Sali Berishës.

PD-ASHM ka marrë deri më tani 36 235 vota, 25.5% që do të përkthehej në 4 mandate nga 7 që kishte 4 vite më parë.  E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.8% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.4%, PSD e Tom Doshit me 1.4%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1% të votave.

Deri më tani 0.9% të votave ka marrë koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.7% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës. 

PS dominon qarkun e dytë më të madh pas Tiranës, fitore me

E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Lapajt me 4.8% të votave, ndjekur nga partia Mundësia e Shehajt me 2.4%, PSD e Tom Doshit me 1.4%, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit me 1% të votave.

Deri më tani 0.9% të votave ka marrë koalicioni Djathtas për Zhvillim. 0.7% ka marrë koalicioni i Lulzim Bashës. 

Ndërkohë sipas të dhënave të fundit, ka përfunduar numërimi në Lushnje. Sipas rezultatave, PS ka triumfuar me 26 740 vota, kundrejt PD-së që ka marrë 10 614. Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 1940, Mundësia e Agron Shehajt 905 ndërsa të pavlefshme janë shpallur 1582 fletë votimi.

Në Fier 5166 vota janë vlerësuar si të pavlefshme, duke ngritur kështu shqetësime për të dyja forcat kryesore politike.

Me këtë rezultat të thellë PS ka fituar edhe Elbasanin.

 

ps fiton në fier fitore me diferencë 51 mijë vota nga pd

Lini një Përgjigje