TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2025, 10:13

Akuzohen për korrupsion, SPAK: Dy kushërinjtë blinin vota në Kukës për partinë e Tom Doshit!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohen për korrupsion, SPAK: Dy kushërinjtë blinin vota në
Gazmend dhe Kalosh Peposhi/ Tom Doshi

Blinin vota për Tom Doshin në Kukës, arrestohen 2 kushërinjtë!

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka nisur hetimet për një grup personash në Kukës, të cilët akuzohen për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve në Kukës.

Nga të dhënat e SPAK rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Me urdhër të SPAK është arrestuar arrestuar 3 ditë më parë Kalosh Peposhi dhe është shpallur në kërkim Gazment Peposhi, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës, të cilët blinin vota në favor të PSD. Dy personat e arrestuar janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Kalosh Peposhi dhe Gazment Peposhi u kanë premtur dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Njoftimi i SPAK:

SPAK regjistron procedim penal për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve në Kukës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz). Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.

Lini një Përgjigje