TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 09:15

Rezultati për Tiranën/ PS kryeson me mbi 11 mijë vota, si renditen partitë e reja

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati për Tiranën/ PS kryeson me mbi 11 mijë vota, si

PS kryeson me mbi 11 mijë vota, si renditen partitë e reja

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 264 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 42,060 vota ose 47.8%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 30,744 vota, që përbëjnë 35.0%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 4,381 vota, që përfaqësojnë 5.0 % të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,060 vota – 47.8%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 30,744 vota – 35.0%

Partia Mundësia – 4,381 vota – 5.0%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3,120 vota – 3.5%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 2,778 vota – 3.2%

Lëvizja Bashkë – 2,482 vota – 2.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,435 vota – 1.6%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 436 vota – 0.5%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 239 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) – 140 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 104 vota – 0.1%

Lini një Përgjigje