TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 14:50

"Lironi të rinjtë e arrestuar", Salianji për protestën para Bashkisë së Durrësit: Qytetarët kërkojnë pronën e tyre

Shkruar nga Pamfleti
"Lironi të rinjtë e arrestuar", Salianji për
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, reagoi për përplasjen mes policisë dhe qytetarëve që protestuan për pronat e tyre të prekura nga projekti TID.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji e cilësoi ndërhyrjen e policisë si shenjë paniku të një regjimi të degraduar dhe theksoi se një qeveri funksionale dialogon me qytetarët dhe zgjidh problemet.

Salianji kërkoi lirimin e menjëhershëm të Artion Bajramaj, Orest Berberi, Isuf Idrizi dhe Elton Doka, të ndaluar gjatë protestës. Ai e cilësoi ndërhyrjen ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e pronës si tregues të një pushteti të kapur nga korrupsioni dhe abuzimi.

"Brutaliteti dhe dhuna policore janë shenja paniku, jo force. Janë reagimi i fundit i një regjimi të degraduar që ka humbur legjitimitetin. Një qeveri normale dëgjon qytetarët. Një qeveri demokratike dialogon. Një qeveri e përgjegjshme zgjidh problemet. Vetëm një pushtet i kapur nga korrupsioni zgjedh të dhunojë.

Sot qytetarët në Durrës nuk po kërkojnë privilegje. Po kërkojnë të drejtën themelore: pronën e tyre. Por çfarë bën qeveria dhe bashkia? I grabit me çmime qesharake. I shpronëson me presion. I kërcënon me polici. Kjo nuk është qeverisje. Kjo është zhvatje me uniformë.

Shqipëria nuk ka nevojë për polici kundër qytetarëve të saj. Ka nevojë për shtet në shërbim të tyre.
Sepse kur pushteti fillon të marrë pronën, dinjitetin dhe lirinë, nuk është më demokraci, është regjim dhe çdo regjim që dhunon qytetarët e vet, e ka rënien vetëm çështje kohe. Policia duhet te liroje menjehere Artion Bajramaj, Orest Berberi, Isuf Idrizi dhe Elton Doka qe i mori forcersisht duke dhunuar te drejten e tyre per te protestuar!", shkruan Salianji.

Lini një Përgjigje