TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2026, 21:56

Largimi i Salianjit nga Kryesisa e PD-së, Jorida Tabaku e mohon: Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i Salianjit nga Kryesisa e PD-së, Jorida Tabaku e mohon: Nuk
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku ka deklaruar se sot Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar përballë kësaj qeverie që ka shkaktuar vetëm korrupsion për vendin.

E pyetur për lëvizjen e Ervin Salianjit, Tabaku u shpreh se vlerëson këdo që ka mendim ndryshe, megjithëse nënvizoi se Salianji do të duhet t’i kishte dhënë mendimet e tij në strukturat e PD. E pyetur për një përjashtim të Salianjit, deputetja e PD shtoi se nuk di të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Ervini duhet ti kishte dhënë mendimet e tij në struktura e partisë. Unë vlerësoj këdo që ka mendim ndryshe. Jam kundër sulmit ndaj atyre që kanë mendim ndryshe. Edhe unë kam pasur mendim ndryshe dhe nuk besoj që mendimi ndryshe na bën keq. Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe. Sot të gjithë potencialin që ne kemi duhet ta kemi përballë qeverisjes. PD bëri një hap përpara për t’i shtrirë dorën kujtdo që kalon përtej interesit politik. Në këtë betejë ne kemi nevojë që t’i kemi të gjithë bashkë”, tha ajo në një intervistë në “Studio24” në News 24.

 

tabaku salianji

1 Komente

  1. B
    B.P.

    Partia më demokratikase ndërmjet partive demokratike në Shqipëri. Po ti kishte gjërat në rregull, do të ishte në pushtet, por është kthyer thjesht në grup njerëzish që mbajn Salihun. Ky i shpërblen pasi me garancitë që i jep Ramës për të asfiksuar çdo lëvizje në opozitë përfiton dy dyzina vende në parlament dhe mbron familjen e ngushtë të tij.

    Lini një Përgjigje