TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2026, 21:30

A do të jetë Lea Ypi surpriza politike? Edhe BE i hap dyert pedagoges së njohur

Shkruar nga Pamfleti
A do të jetë Lea Ypi surpriza politike? Edhe BE i hap dyert pedagoges
Lea Ypi

Teksa Edi Rama përballet me presion të brendshëm dhe ndërkombëtar, duket se edhe Brukseli po promovon një figurë të re me profil akademik...

Lea Ypi vijon të tërheqë vëmendje në mediat shqiptare. Prej disa ditësh ajo është bërë objekt debati dhe diskutimi, teksa për disa shihet si kryeministre e një qeverie teknike, e për disa të tjerë ndoshta pasuesja e Edi Ramës në krye të PS.

Për hir të së vërtetës, Edi Rama i ka pisk punët. Me gjithë këto skandale që po ndodhin, por edhe zhvillimet e forta ndërkombëtare, kreu i qeverisë “nuk di ku të fusë kokën”. Teksa flitet për largimin e tij apo për një qeveri teknike, befas doli në skenë Lea Ypi.

Ajo që shkaktoi debat ishte një deklaratë e saj në media, ku nuk e përjashtonte mundësinë e futjes në politikë. Mediat pranë opozitës menjëherë u hodhën në sulm dhe hodhën si ide se mund të jetë personi i duhur për të drejtuar një qeveri teknike.

Vetë Ypi ka folur dje gjerë e gjatë mbi këtë çështje, ku e ka përjashtuar mundësinë për të drejtuar një qeveri teknike. “Ky është Big Brother-i që vazhdon në politikë. Hyri njëri, doli tjetri. Ne nuk jemi në monarki absolute që të takon edhe thotë: ‘Ti je.’ Është demokraci. Si, si u bëkan këta kryeministrat me takime?”.

Normalisht, një profesoreshë si Ypi, e cila renditet mes mendimtarëve kryesorë të Evropës, nuk kishte se si të mjaftohej me një post teknik. Gojët e liga flasin se Rama po e promovon si pasardhëse. Vetë kreu i qeverisë në shumë takime shpërndan librat e saj dhe tregon se ka shumë simpati për të. Ajo që shton akoma edhe më shumë dyshimet është se Lea Ypi po gjen mbështetje edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo ka qenë e ftuar nga prezenca e BE-së në Shtëpinë e Evropës.

Mbrëmë në Shtëpinë e Evropës, organizuam një bisedë frymëzuese me Lea Ypi. Mënyra se si liria e vërtetë rrjedh nga agjencia morale, roli i letërsisë për të na ndihmuar të kuptojmë historinë në të gjithë kompleksitetin e saj dhe ndikimi i së kaluarës në të tashmen tonë ishin disa nga reflektimet e përbashkëta nga Lea. Me studentë, akademikë, zëra të shoqërisë civile dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, diskutuam tensionin midis idealeve në origjinën e projektit të Bashkimit Evropian dhe realitetit të sotëm. Studentët gjithashtu ngritën pyetje në lidhje me demokracinë dhe rolin e medias dhe forcave të tregut. Duke i bërë jehonë temave të botimit të fundit të Ypit, mbrëmja u bë më shumë se një bisedë mbi një libër: ishte një reflektim mbi pushtetin, përkatësinë dhe të drejtën për të rrëfyer historinë e dikujt”, njofton BE.

Pra duket se Lea Ypi gëzon respekt ngado, si në politikën e brendshme dhe në atë të jashtme. Do të duhet të presim dhe të shohim, por “ku ka zë nuk është pa gjë”, thotë populli. /Pamfleti

6 Komente

  1. S
    Shejtani

    Nuk ka as Jup as lesh. Ka vetem zgjedhje qe behen ne 4 vjet. Presim me durim 2029.

    1. A
      Asmeri

      Sufllaqe edhe 4 vite ke ne darke

    2. C
      Coni

      Kjo nuk la tv pa dhene intervista thjesht per tu promovuar.Jo Ypi por dhe Rrypi te vi ky vend nuk behet.Keto 35 vjet kemi pare ik 1 hajdut ec nje edhe me hajdut sw i pari

      1. M
        Maksi

        Lea është me kreditet në rregull, e re,e formuar në Perëndim,vjen nga derë e mirë por njëkohësisht është e majtë e thartuar ,sorosiane dhe që nuk e njeh fare Shqipërinë. Nëse vjen,edhe ajo do të nisë të këpusë kopaçe siç bënë përpara saj Bora Muzhaqi,Frida Krifca,Elisa Spiropali,Edona Bushati apo Evis Sala... E majta shqiptare tashmë duhet shpërndarë dhe PS siç thotë Andi Bushati duhet nxjerrë jashtë ligjit, kurse e djathta shqiptare nuk ka ekzistuar kurrë sepse çfarë la gjallë Sigurimi në 45 vjet e mbaroi Saliu në 35 vjet. Edhe ato pak filizë të familjeve të pasura dikur sot bëhen komunistë sorosianë!

        1. A
          Antonio

          Mendimtare? Kush ja blen? Kë këshillon? Mos harroni se i fryni dhe nuk i çfryni më pastaj! Shtepia e Evropes, kasolle që Trump Po taller nga mengjesi në darke, kioske në Tiranë ku flet Lea, kryeministrja e ardhshme e mendimit dhe e parjes se filxhanit!

          1. O
            OLTION

            Po boll me kte anonime qe sdihet nga c xhep e per interes te kujt vihet ose promovohet .......kjo eshte thjesht nje teknokrate e paafte ! Boll ,se keni pare administraten te mbushur me debila qe s mbarojne asnje pune per te cilen paguhen ,por promovoni dhe individ pa asnje merite brenda politikes shqiptare ! C Cfare do beje sipas jush kjo kone para ujqerve ne shqiperi!

            Lini një Përgjigje