
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për situatën politike në vend, duke analizuar protestat e opozitës dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.
Sipas saj, objektivi i përbashkët i opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore, por forcat opozitare nuk janë të bashkuara.
Açka theksoi se shoqëria shqiptare po përjeton një “fazë depresive” pas humbjeve të pritshme politike dhe mungesës së perspektivës për drejtimin e vendit. Ajo kritikoi elitën politike për heshtjen ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke nënvizuar se zëvendëskryeministrja duhet të japë dorëheqjen, për të çliruar sistemin dhe për të ruajtur standarde europiane në politikë.
Ish-deputetja u ndal edhe te roli i Partisë Demokratike, duke vënë në dukje se mungesa e reflektimit dhe pastrimit të brendshëm ka krijuar një vakum që e ka dobësuar opozitën. Ajo kritikoi mënyrën se si PD-ja ka trajtuar partitë e reja dhe si figura të tilla si Adriatik Lapaj janë përballur me pengesa në protestat e tyre.
“Protestat nuk janë vetëm për individë, por për qytetarët, për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të krijuar një opozitë fituese”, tha Açka n “A2CNN”. Ajo shtoi se vetëm duke filluar nga vetja dhe duke reformuar PD-në mund të ketë një shans real për ndryshim politik.
Açka theksoi se 2026-ta do të jetë një vit vendimtar për demokracinë shqiptare, me presion të brendshëm dhe ndërkombëtar mbi qeverinë, dhe se opozita duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për t’u bashkuar dhe për të garantuar një proces politik të drejtë dhe transparent.
Si nuk i vjen turp kesaj Flutura Açkes. 4 vjet Deputete kjo cfar beri asgje kjo eshte nje Sacialiste Patronazhiste e thekur, Ate Karriken qe eshte ulur Rama kjo e mban si Trofe. Po jep mend kjo qe ka punuar kunder Pd
Nuk jane te gjithe Militante PD e bythelepires te Liderit si puna jote
Ty po te vjedhin çdo dite qeveria o i mjere o fukara