TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 20:48

"Venezuela narkoshtet si Shqipëria", Kalaja: Çfarë e lidh Ramën me Maduron!

Shkruar nga Pamfleti
"Venezuela narkoshtet si Shqipëria", Kalaja: Çfarë e
Aulon Kalaja

Gazetari Aulon Kalaja shprehet se Shqipëria ka ngjashmëri me Venezuelën.

Kalaja ka bërë një paralelizëm mes Maduros dhe Edi Ramës, teksa tha se të dy kanë larguar 1/3 e popullsisë nga vendi.

“Dua të bëj një paralelizëm me Shqipërinë. 1/3 e popullsisë së Venezuelës është larguar dhe ky është fakt. Është vendi më i pasur i Amerikës Latine, ndërkohë që ka popullin më të varfër, kemi të bëjmë me diktaturë, një vend i mbuluar nga droga… I them këto sepse janë njësoj me gjendjen e Shqipërisë tani. Në Europë kemi vetëm një vend që i afrohet standardeve të Venezuelës dhe është Shqipëria, si një vend narkoshtet. U kanabizua dhe sot Porti i Durrësit është porta kryesore nga futet kokaina, qoftë edhe nga Venezuela”, tha Kalaja.

“Edhe vetë Maduro ka folur për shqiptarët që merren me drogë në Venezuelë. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio e njeh mirë Amerikën Latine, ka origjinën prej andej dhe informacionet i ka të sakta. Nuk besoj se SHBA ka hyrë në Venezuelë për naftën. Nuk jam aq naiv sa të mendoj që do vijnë në Shqipëri dhe do “paketojnë” Ramën, por precedenti është shumë i rëndësishëm”, shtoi Kalaja në “Off the Record”.

aulon kalaja maduro edi rama

Lini një Përgjigje