Ka nisur foltorja e 6-të që opozita zhvillon para Kryeministrisë, ku kërkon largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Kryedemokrati Sali Berisha iu është bashkuar protestuesve në sheshin para Kryeministrisë.
Fjalimin e parë e ka mbajtur, n/kryetari i PD, deputeti Luçiano Boçi.
Boçi, ndërsa u shpreh se ndodhen përpara Kryeministrisë për të kërkuar llogari ndaj abuzimeve të shumta të qeverisë Rama dhe kabinetit të tij.
“Kemi dëgjuar shumë opinione për platformën tonë, dhe u themi se nuk jemi këtu për spektakël politik, por jemi për të kërkuar llogaridhënie e drejtësi në mungesë të institucioneve. Jemi këtu për të transmetuar dhe për të mbrojtur të vërtetat tona sepse janë të vërteta të qytetarëve. Sot 46 % e tyre janë rrezik varfëri apo në rrezik përjashtimi social. Qytetarët mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët janë grabitur, ndërsa vetë jetojnë në luks.
Protestat e PD kanë si qëllim largimin e Ramës nga pushteti.
Lini një Përgjigje