SPAK pretendon se pas zgjedhjes së Sali Berishës si President i Republikës, vajza e tij, Argita Berisha (Malltezi), dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi, shfaqën “synime pasurore” duke privatizuar apartamentin ku jetonte familja.
Një element i ri nga dosja hetimore e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, është bërë publik, duke u fokusuar tek privatizimi i banesës së familjes Berisha në vitet 1992-1993.
Avokti i Berishës, Genc Gjokutaj e ka cilësuar këtë veprim si një “dashakeqësi dhe poshtërsi” të prokurorisë, duke argumentuar se po tentohet të kriminalizohet një akt tërësisht i ligjshëm, i cili u zbatua për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë kohë.
Duke folur te "Syri.tv", Gjokutaj tha se informacioni i paraqitur nuk është një “provë e re”, por një pasazh i shkëputur nga njoftimi i akuzës, i cili është keqinterpretuar me qëllim.
Në këtë pasazh, SPAK pretendon se pas zgjedhjes së Sali Berishës si President i Republikës, vajza e tij, Argita Berisha (Malltezi), dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi, shfaqën “synime pasurore” duke privatizuar apartamentin ku jetonte familja.
Gjokutaj: Nuk e di pse është krijuar një perceptim që kjo është një provë e re. Kjo është një dashakeqësi që ne e kemi e kemi anonçuar, është një poshtërsi e re, domethënë e bërë publike, se ajo ka qenë në dosje, as më shumë dhe as më pak, ajo që zoti Berisha citoi, po ua sqaroj dhe njëherë,
Është marrë nga njoftimi i akuzës që i është bërë zotit Berisha. Dhe po ta lexoni, aty, ne e kemi thënë që në krye të herës që në çështjen Berisha mungon fakti penal, pra nuk ka vepër penale, jo më të ketë procese dhe të pandehur në të. E megjithatë SPAK-u vazhdon në këtë ulli. Kjo është pjesë e njoftimit të akuzës dhe as më shumë dhe as më pak flet që çifti Malltezi, pra Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha, që në vitin '92-'93 kanë paraqitur, kanë treguar thotë, synimet e tyre pasurore, duke privatizuar thotë një banesë, banesa që ka pasur zoti Berisha me gjithë fëmijët, me familjen, tek rruga 'Prokop Myzeqari', që i bie afër shkollës 'Jeronim De Rada'. Dhe si të gjithë shqiptarët, në bazë të ligjit, banesat shtetërore u privatizuan. Dhe sipas përbërjes familjare, kur fëmija është mbi 18 vjeç, edhe fëmija hyn në këtë, pjesën e privatizimit. Dhe as më shumë dhe as më pak, zonja Malltezi, zonja Berisha në atë kohë, ka përfituar 1/3 e shtëpisë, siç ka përfituar zoti Berisha dhe djali. Pra, me mbushjen e moshës 18 vjeç ka qenë subjekt i privatizimit. Kjo ka ndodhur për të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, kush dispononte banesa shtetërore, pa përjashtim.
Lini një Përgjigje