Një tjetër tryezë e frontit opozitar do të mblidhet të premten për të caktuar strategjinë që do të ndiqet kundër Edi Ramës.
Kreu demokrat Sali Berisha, në një konferencë për mediat, tha se opozita do të ndërmarrë protestat më të fuqishme.
“Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje