TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 10:31

Arrestimi i Maduros, Berisha: Edi Ramën do e rrëzojmë si në Bangladesh

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Maduros, Berisha: Edi Ramën do e rrëzojmë si në
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, u pyet sot lidhur me arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicola Madura nga forcat speciale amerikane dhe a shpreson që një gjë e tillë të ndodhë me Edi Ramën.

Berisha tha se Edi Rama do të marrë përgjigjen që meriton nga populli shqiptar.

Të thuash se Edi Rama rrëzohet me votë, këtë e thonë ata që bëjnë avokatinë e atyre që vjedhin votat.

Nëse flet për votë, Rama është si Maduro, ai nuk bën zgjedhje, por farsë.

Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, do të jetë populli shqiptar që do t’i japë Edi Ramës ndëshkimin e merituar.

Nuk presim ne, unë kam përshëndetur arrestimin e Maduros. Në aferën McGonigal, Edi Rama është po aq kriminel sa ai.

Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, Nepal dhe Sri Lanka, do të përmbyset edhe diktatura këtu. Një diktaturë më pak është lehtësim”, tha Berisha.

 

berisha rama maduro

Lini një Përgjigje