TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 10:25

Berishës "s'i ndahet shpirti" nga Altin Dumani, i lë shënim gjatë vizitës në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Berishës "s'i ndahet shpirti" nga Altin Dumani, i lë
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në kuadër të masës së sigurisë ndaj tij për dosjen “Partizani”.

Ai ka firmosur detyrimin e paraqitjes, ndërkohë që nuk mungoi edhe një fjalë për mediat.

Berisha tha se ka lënë një letër ku në fokus kishte Altin Dumanin, edhe pse ai nuk është më kreu i SPAK.

“Së pari njëherë të gjithë atyre që na ndjekin, u uroj gëzuar Vitin e Ri 2026. Një vit me më të mirat për ata dhe më të dashurit e tyre. Këtu në Skap lashë këtë shënim: Altin Troplinit, Pajës së Skapit (i mbeti atij, nuk ia vura unë, që kur e fali atë Elvis Doçin, ai mbeti Paja i Skapit) armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigalit, me garanci se krimet e tij nuk do mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor. Sali Berisha“, tha Berisha.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje