Partia Demokratike pritet të mbajë pasditen e së hënës foltoren e rradhës, e para kjo për vitin 2026, para godinës së Kryeministrisë, si një formë proteste ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kjo është foltorja e 5-të në po kaq javë që PD dhe aleatët e saj organizojnë poshtë zyrave të Edi Ramës. Në formatin e një “parlamenti qytetar”, ku deputetë dhe pjesëmarrës mund të thonë fjalën e tyre, protesta pritet të nisë në orën 18:00.
Demokratët nuk i kanë dhënë rëndësi pjesëmarrjes në këtë format protestash, ndërsa sipas kreut demokrat të rëndësishme janë mesazhet që përcillen.
Nga 11 maji, datë kur u mbajtën zgjedhjet e parlamentare, PD ka thirrur vetëm një protestë kombëtare, ndërsa ka organizuar disa formate të vogla protestash, më shumë si një përgjigje ndaj zërave të brendshëm që kërkojnë një riformatim të lidershipit të kësaj partie.
Lini një Përgjigje