TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 08:12

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty”, Lapaj reagon pas incidentit: Nuk kam frikë nga kryetari i bandës

Shkruar nga Pamfleti
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty”, Lapaj reagon
Policia ndërhyn gjatë natës

Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër pas incidentit që ka ndodhur në orët e natës, ku policia ka mësyrë sërish mbështetësit e “Shqipëria Bëhet” që protestojnë para Kryeministrisë prej gati 1 muaji dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Në orët e natës, dhjetra forca policore kanë ndërhyrë për të rihequr nga trotuari karrige dhe disa bombula gazi që përdoren nga protestuesit për ngrohje.

Teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku forcat e policisë heqin çadrat e vendsoura, Lapaj shprehet se nuk do të dorëzohet, por do të kthehet sërish në shesh.

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty”, Lapaj reagon

"Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. i gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!", shkruan Lapaj në rrjetet sociale.

lapaj rama perplasje

Lini një Përgjigje