TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 13:10

A keni ndonjë emër të preferuar për Kryeministër teknik? Berisha: Nuk japim emra pa arritur marrëveshjen

Shkruar nga Pamfleti
A keni ndonjë emër të preferuar për Kryeministër
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, tha se opozita insiston në krijimin e një qeverie teknike, që do të përgatisë zgjedhjet e drejta dhe të lira.

Berisha tha se Edi Rama duhet të dorëhiqet, ndërsa u shpreh se në të kundërt populli shqiptar do t’i tregojë vendin.

Por Berisha nuk pranoi të bënte komente nëse ka ndonjë emër të preferuar për Kryeministër teknik, nëse opozita ia arrin qëllimit për të detyruar Ramën të dorëhiqet.

“Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike për përgatitjen e një procesi të drejtë zgjedhor.

Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike.

Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, pa diskutim PD do të avancojë, ose do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike”, tha Berisha.

berisha qeveri teknike rama

1 Komente

  1. N
    Nokja

    KRYEMINISTER PER QEVERI TEKNIKE ESHT KRESHNIK OSMANI PRESIDENT PELLUM PELINCI TETJERET JAN PJELL E SOROSIT

    Lini një Përgjigje