TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Janar 2026, 12:08

Operacioni “Maduro”: Nafta, SHBA dhe loja e madhe e pushtetit në Amerikën Latine

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni “Maduro”: Nafta, SHBA dhe loja e madhe e pushtetit
ExxonMobile /

Presidenti venezuelian ka investuar miliarda tek ExxonMobil, e drejtuar nga Yuri Kim, arkitektja amerikane dhe ‘mbretëresha’ e energjisë…

Operacionet e intensifikuara të SHBA-së për kapjen e Nicolás Maduro dhe për ushtrimin e kontrollit mbi Venezuelën duket se përbëjnë një projekt shumë më tepër gjeopolitik dhe energjitik, sesa thjesht politik. Sinjalet janë dhënë edhe publikisht, përfshirë deklarata që sugjerojnë se interesi real i Uashingtonit lidhet me burimet energjetike dhe jo me ndryshimin e regjimit për arsye ideologjike.

Në këtë kontekst, SHBA kanë nisur prej gati një viti një projekt gjigant energjetik në shtetin e Guyanës, i cili kufizohet drejtpërdrejt me Venezuelën. Në këtë zonë, prej vitesh është zbuluar një burim masiv nafte, i cili sipas të dhënave gjeologjike shtrihet edhe në territorin venezuelian.

Në Guyana, kompania amerikane ExxonMobil ka parashikuar investime që arrijnë në rreth 6.9–7 miliardë dollarë, me synimin për ndërtimin e strukturave industriale të prodhimit të naftës nga ky burim strategjik. Ky projekt konsiderohet një nga investimet më të mëdha energjetike amerikane në Amerikën Latine në dekadat e fundit.

Roli i ExxonMobil-it në këtë strategji nuk është i rastësishëm. Ish-drejtuesi i saj, Rex Tillerson, i cili më pas u bë Sekretar i Shtetit i SHBA-së gjatë presidencës së Donald Trump, ka qenë një nga figurat kyçe në ndërtimin e vizionit amerikan për një epokë “pas-Maduro” në Venezuelë, ku investimet energjetike amerikane do të gëzonin garanci të plota politike dhe strategjike.

Duket qartë se SHBA kanë angazhuar të gjithë aparatin federal në këtë ndërmarrje, e cila pritet të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrat energjetikë dhe gjeopolitikë në Amerikën Latine. Nuk është rastësi që Donald Trump, menjëherë pas marrjes së detyrës, emëroi në krye të Departamentit të Shtetit senatorin Marco Rubio, një njohës i thellë i rajonit dhe një figurë kyçe në politikën amerikane ndaj Amerikës Latine.

Menjëherë pas nisjes së detyrës së Rubios, ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, publikoi një fotografi nga një takim me të në ambientet e brendshme të Departamentit të Shtetit, një sinjal politik që u interpretua si i miratuar nga nivelet e larta të administratës amerikane. Pak kohë më vonë, Yuri Kim dha dorëheqjen nga detyrat e saj në DASH, duke shtuar spekulimet mbi riorganizimet e brendshme që shoqërojnë këtë strategji të re amerikane.

Guyana, e vetmja vend anglishtfolës i Amerikës Latine, ish-koloni britanike dhe me prani të konsiderueshme ushtarake amerikane, përbën një pikë kyçe për këtë strategji. Investime të kësaj përmase nuk realizohen pa një mbështetje të drejtpërdrejtë shtetërore, si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë ushtarak dhe diplomatik.

Kjo linjë veprimi nuk kufizohet vetëm në Amerikën Latine. ExxonMobil ka realizuar projekte strategjike edhe në Kazakhstan, ndërsa së fundmi është përfshirë në marrëveshje energjetike në Mesdhe. Në këtë kuadër, Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka firmosur në Athinë një marrëveshje me qeverinë greke për shpime të reja për gaz natyror në ujërat e Detit Jon, duke zgjeruar më tej hartën globale të interesave energjetike amerikane./ Pamfleti

 

operacioni maduro nafta shba loja e madhe e pushtetit amerika latine

2 Komente

  1. P
    Pamfleti

    Lajmi ka pasur probleme për shkak të një defekti në faqe, ju kekrojme ndjese nese hasni te njetin problem edhe ne lajme te tjera. Po punojme per t'i rregulluar.

    1. Y
      Yuri Kim

      Thjeshte, shkurt, qartë! Yuri Kim, ISH ambassadore e US në Shqipëri, nuk ka qënë dhe nuk është drejtuese e ExxonMobil. Ajo nuk eshte në asnje rol drejtuese, nuk është në asnjë Board Mbikqyres apo Managerial. Ajo eshte vari lesht... Pamfleti, mos e fryni me shume se duhet Kimeten...

      Lini një Përgjigje