Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Bumçi tha disa nga argumentet, përse sipas tij, ka një thyerje të marrëdhënieve të Shqipërisë me Amerikën, duke bërë përgjegjës, kryeministrin Rama. Bumçi theksoi se Rama, me administratën Trump ka përdorur cdo mjet lobimi dhe nuk i ka ecur.
“Ka një thyerje të marrëdhënie të Shqipërisë me Amerikën…Theksimi për drogën dhe krimin e organizuar në çdo qëndrim publik. Por dua të përmend tre qëndrime të zotit Rama…ai ka deklaruar që amerikanë i zgjidhin problemet me bomba në një takim para pak javësh është publike, dhe ka thënë po ashtu se i lënë vendet më keq se si i gjejnë. Dhe Europianë ndryshe ndërtojnë shtete. Një vend anëtar o NATO që kritikon SHBA që ndërhyn me bomba? Kush është kundër ndërhyrjes Serbia, Rusia…Pra një vend të mbajë këtë qëndrim tregon thyerje të jashtëzakonshme të marrëdhënieve. Po ashtu ka thënë që Europianë nuk duhet të marrin leksione paqe jashtë europës. Dhe po ashtu tallja publike që i bëri, nuk është shkarje, u tall me presidentin Trump dhe tha që u lodh shumë për të arritur paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë…Po përse i bëri Rama këto? Ai me administratën Trump ka përdorur cdo mjet lobimi dhe nuk i ka ecur…dhe ata nuk mbyllin sytë për zgjedhjet, trafikun e drogës dhe McGonigal që është rihapur sërish. Rama i di këto dhe po mban këto qëndrime që përmenda…”, tha ai në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24.
Po ik o Bumço se u bone vite qe po vini verdalle. Ti je nje person pa inteligjence e personalitet..Nuk do vish asnjehere me ne fuqi
Pothuajse çdo shtet në botë, përfshirë edhe Kanadanë, Japoninë, e Mbretërinë e Bashkuar ndjehen të injoruar apo të keqtrajtuar nga Administrata e sotme e ShBA. Sigurisht, kjo ndodh se kanë përfituar në mënyrë të vazhdueshme nga marrëdhënjet me ShBA. Marrëdhënjet nuk janë emocionale. Këtë moment Amerika nuk e ka fort problem një llaf, pasi thjesht ka prioritete të tjera. Ndërsa Presidenti Trump nuk e ka problem asnjë batutë majtas apo djathtas si kjo e kryeministrit tuaj. Përshembull, para një muaji ai kishte në Shtëpinë e Bardhë, kryetarin e parë socialist e mysliman të Nju Jorkut. Shumë i kënaqur nga biseda e punës me Mamdanin, Presidenti Trump i ndërhyri një gazetari duke thënë se kryetari bashkisë së Nju Jorkut e konsideronte Trumpin fashist dhe ky mund ta përsëriste këtë edhe në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo që ka rëndësi është se ato ndajnë shumë pika të përbashkëta për Nju Jorkun. Prandaj, fjalët e të nderuarit Bumçi mund të kenë vlerë për një publik jo të kthjellët shqiptar, pasi sot Amerika e Trumpit sheh kryesisht interesat ekonomike e gjeostrategjike, e nuk ka aspak problem ideologjinë apo një batutë idjote të një udhëheqësi të përkohshëm të një shteti të vogël sivatdheu jonë.