
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se do të vijojë protestat kundër qeverisë.
Berisha iu shtriu dorën e bashkëpunimit partive të tjera politike, teksa theksoi se do i ftojë në protestë për të krijuar një front të gjerë opozitar.
I pyetur për datën e protestës, Berisha deklaroi se do të vendoset në vijim.
“Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë! Duhet një front të gjerë kundër narko-regjimit. Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës.
Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje