Gonzato takon Brahon, i jep mbështetje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Ndërkombëtarët kërkojnë që SPAK të vijojë pa ndalim goditjet antikorrupsion, pavarësisht ndryshimeve në krye të saj.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi takimin e parë zyrtar me kreun e ri të SPAK Klodian Brahon, duke e përgëzuar për marrjen e detyrës dhe duke i kërkuar rezultate konkrete, sidomos në hetimet që prekin nivelet më të larta të pushtetit dhe krimit të organizuar.
Ai nënvizoi se Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
"Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri", tha Gonzato.
Klodjan Braho, i zgjedhur në krye të SPAK në një kohë delikate për besueshmërinë e reformës në drejtësi, ka tani përpara një mision të qartë: të mos lejojë që prokuroria e posaçme të kthehet në një institucion që godet të vegjlit dhe kursen të mëdhenjtë. Në deklaratat e tij, Braho ka premtuar vijimin e hetimeve pa ndikim politik dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale. / Pamfleti
So why is gonzato meeting spak