
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka komentuar deklaratat dhe sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ajo shprehet se veprimet e Metës janë lajthitje politike. Sipas saj, liria e fjalës ka një kufi moral që nuk mund të shkelet. Açka ironizon duke thënë se të shohësh Metën në këtë situatë, është keqardhje e madhe.
“Sepse Iliri nuk është çështje fiqiri.
Vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.
Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.
Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.
Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.
Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur - dhe kanë - të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.
Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?”, shkruan deputetja Açka në Facebook.
Lini një Përgjigje