TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 15:30

Shqipëria doli nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Gjylameti akuza Bashës: Nxiti të tjerët të votojnë kundër

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria doli nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, se nxiti dje të tjerët në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të votojnë kundër daljes së Shqipërisë nga monitorimi i KiE.

"Ajo çfarë është shkruar në raportin e komitetit të monitorimit dhe u votua me unanimitet në asamble, ka qenë edhe meritë e opozitës. Por nuk mund të lë pa i kthyer përgjigje një kolegu, që çfarë bën nuk e thotë e çfarë thotë nuk e bën, për ish ministrin e jashtëm, i cili këtu në Shqipëri reporterit i thotë pro daljes nga monitorimi, ky dashnor i procedurave nuk shfrytëzon për të argumentuar kundër nëse kishte, as me gojë as me shkrim as me prezencë fizike dhe nuk mori pjesë, shkon dhe lobon në grupin e djathtëve që të kundërshtojnë daljen nga monitorimi, këto thikat pas shpine qe i ka ngulur Shqipërisë e bëjnë fiks djalin e babait, ligësia që e karakterizon.

Pavarësisht asaj që bëri Basha, asnjë nuk e dëgjoi, të gjithë votuan pro. Nuk e falënderoj dot zotin Basha, bëri edhe një herë atë që bën gjithmonë, nuk e di çfarë kapitali politik mund të fitojë, por kjo ishte arritje e të gjithëve, falënderoj të gjithë veç atij”, tha Gjylameti gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Lini një Përgjigje